Mentor Success Test

Ne jetojmë në një shoqëri ku zakonisht duhet te bëjme zgjedhje. Duke filluar që nga femijëria, nga ngjyra e lodrave apo rrobave që ne duam, jeta është e ndertuar mbi zgjedhjet që ne bejmë.
Zgjedhjet bazohen në ato cfarë ndjen dhe cfarë dëshiron për veten. Zgjedhjet autenitke janë ato të cilat diktohen nga ty, pa përfshire njerzit që të rrethojnë, familjen apo miqtë. Më vonë, në adoleshencë, presioni për të gjetur apo bërë zgjedhje në jetë rritet dhe bëhet një arsye vitale për të caktuar të ardhmen tënde.

Shpesh prindërit shqetesohen dhe pyesin – Cfarë po bënë me jetën tënde? Cfarë drejtimi po merr jeta jote? Cfarë dëshiron të bësh? – Në shkollë të pyesin cilat janë dëshirat e tua. Shoqëria të ushtron presion, mësuesit të shpjegojnë programin mësimor dhe ti, i humbur pas gjithë ketyre informacioneve, e ke të vështirë të vendosesh. Ti e di se cfarë të pëlqen, të pëlqen shumë, por ti nuk e di se cfarë të bësh me të. Vështiresitë dhe zgjedhjet e ndërmarra nën presion e sipër nuk janë gjithmonë inspiruese. Por kjo nuk do të thotë që ti nuk mund t’i ndryshosh ato. Asgjë nuk është e pariparueshme, por për të të ndihmuar që të besh zgjedhjen e duhur, ne të ofrojmë ″Testin e suksesit″.

Përshkrim

″Testi I suksesit″ është një test i cili zhvillohet online dhe zgjat rreth 40 – 60 minuta, i përgatitur nga profesionistë të ″International College of Psychologists″. Në përfundim të testimit gjenerohen 2 raporte ( rreth 65-70 faqe secili ) interesat, personaliteti dhe aftesitë. Këto raporte interpretohen nga një këshillues i Mentor.al. Gjithashtu është e mundur që këto rezultate të interpretohen edhe online ose nëpërmjet telefonit dhe interpretimi mund të zgjasë 60 deri ne 120 minuta. Rekomandohet që një nga prinderit të jetë prezent në momentin e dhënies së rezultateve. Bazuar në interpretimin e rezulateve, mbahet një raport me listen e profesioneve nga International Clasification of Occupations (Klasifikimi ndërkombetar për punësimin), në mënyrë që këto preferenca të materializohen në biznesin aktual. Të gjitha profesionet në ICO prezantohen në bazë të përputhshmërisë ( shkalla e kënaqesisë që personi në fjale e kryen atë punë ), dhe aplikantit i cili mund t’i shoh këto punësime në mënyrë që të kuptojë që ekzistojnë profesione që mbase ai nuk i kishte menduar më parë.

Testi është përgatitur për personat që janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre, për ata që duan të gjejnë një karrierë që u përshatet, sa më shpejt që të jetë e mundur. është shumë i rekomanduar për personat ,mbi 13 vjec që jane në udhëkryq sa I takon zgjedhjes që do të bëjnë për të ardhmen e tyre akademike, qoftë gjimazin, bachelorin apo masterin.

Detaje mbi funksionalitetin

Në përfundim të testimit, jepen dy raporte: një i cili tregon se cfarë i pëlqen personit të bejë, sipas natyrës dhe personalitetit të tij dhe i dyti tregon se cfarë personi mund të bëjë, sipas edukimit që ka njekur deri në atë moment. Raporti i dytë ndryshon me kohën pasi personi i cili i nënshtrohet këtij testi, evolvohet, ndjek kurse të tjera, fiton eksperienca të reja etj. Raporti i parë do të mbetet gjithmonë I njëjti, nuk ka rëndësi se sa herë dikush mund ta përserisë këtë test, pasi bazohet në personalitetin dhe temperamentin e personit .Raporti mbi intereseat personale – është një mjet shume i dobishëm i cili iu ndihmon të merrni një vendim rreth karrieres tuaj, duke kuptuar më mirë profilin personal, ju mund të fokusoheni në gjërat që iu terheqin më shumë, të informoheni më mirë rreth karrieres, edukimit dhe mundësitë e punësimit në mënyrë që të keni rezultate në periudhë afatgjatë. Interesat janë pjesë e motivimit tuaj – dëshira për të bërë dicka – dhe zgjedhja e karrierës që perputhet me interesat është një aspekt esencial për një jetë të përmbushur. Raporti mbi interesat është i bazuar në tipologjinë e personaliteteve, hartuar nga John Holland, hartuesi më i njohur në të gjithe botën. Zgjedhjet e bëra, të bazuara në personalitetin e individit, ndahen në 6 kategori:

  • Realist
  • Investigues
  • Artisik
  • Social
  • Lider
  • Racional

Raporti mbi sjelljen dhe personalitetin – siguron informacione më të qarta të asaj që iu motivon dhe intereson, iu jep sugjerime për rrugën drejt një karriere të mundshme, bazuar në karakterisitat tuaja, gjë që mund të influencojnë në performancën dhe aftesitë që do t’iu duhen për të patur rezultate drejt kësaj rruge. Për t’iu ndihmuar që të zgjidhni një karrierë që i pershatet aftësive tuaja, raporti iu siguron informacione rreth: Personalitetit tuaj – ÇFARE NA BËNË UNIK – vë në dukje vlerat, interesat, si e perceptojmë botën rreth nesh, si mësojmë dhe përmiresohemi. Aftësitë – KARAKTERISTIKAT INDIVIDUALE FIZIKE DHE PSIKOLOGJIKE – zhvillimi dhe qëndrimi që kemi gjatë situatave të ndryshme apo ndaj zgjidhjes dhe përmirësimit të tyre.

Të zgjedhesh profesionin apo arsimimin nuk do të thotë qe thjeshtë ta pëlqesh atë apo të shfaqësh interes por duhet të zhvillosh dhe përmirësosh aftësitë dhe njohuritë me kohën për të arritur suksesin që dëshiron. Ajo cfarë ne analizojmë:

Personalitetin nëpërmjet:

  • Extraversion
  • Pëlqyeshmerisë
  • Ndërgjegjshmerisë
  • Qëndrueshmerisë emocionale
  • Dëshirës për eksperienca të reja

Aftësitë nëpërmjet:

  • Aftësisë verbale
  • Aftësisë numerike
  • Arsyetimit deduktiv

Këshilla

Ne këshillojme që të jepni përgjigjen e parë qe ju vjen në mend gjatë plotësimit të testit, të fikni celularin, televizorin apo çdo paisje tjetër që mund t’ju shpërqendrojë. Në përfundim të testit, ne do të gjenerojmë 2 raporte të detajuara dhe ju do të keni mundësinë t’i merrni me e-mail. Mbi këto raporte do të disktojmë në Skype / telefon. Bashakangjitur me 2 raportet ju gjithashtu do të keni edhe një plan – Plani im i karrieres – ne ju këshillojme që ta shikoni si nje temë dhe ta plotësoni.